Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

​KQZ njofton per shpalljen e rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të mërkurën do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike, ku procesi zgjedhor u zhvillua fizikisht nga diaspora më 8 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se bëhet fjalë për më shumë se 15 mijë fletëvotime nga ky proces.

Ai shtoi se në ditët në vijim pritet të nisë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura nga jashtë Kosovës.

Gjatë konferencës për media në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Elezi theksoi se skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para nisjes së numërimit të votave me kusht.

“Skanimi na ndihmon të sigurohemi që askush nuk ka votuar dy herë, si në vendvotimin e rregullt ashtu edhe në atë me kusht. Pasi të përfundojë ky proces, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga votimi jashtë Kosovës”, deklaroi Elezi.

Tutje tha se po punohet që rezultatet përfundimtare të shpallen sa më shpejt, edhe para afatit të planifikuar.

“Në zgjedhjet e kaluara, KQZ-së i janë dashur rreth 18 ditë nga dita e zgjedhjeve për të shpallur rezultatet përfundimtare. Për këtë proces zgjedhor, shpallja është planifikuar të bëhet më së largu deri më 5 mars 2025, ndërsa certifikimi deri më 18 mars”, tha ai.

Lidhur me votimin nga jashtë Kosovës, Elezi bëri të ditur se nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime të pranuara, janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërsa rreth 4,900 janë refuzuar.

“Pakot janë refuzuar për disa arsye, si dërgimi nga persona të cilët janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, mungesa e dëftesës së regjistrimit, dërgimi i njëjtës pako më shumë se një herë ose përfshirja e më shumë se një fletëvotimi në një pako”, sqaroi ai.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 104,924 shtetas të regjistruar për të votuar nga jashtë, 84,600 kishin zgjedhur të votonin përmes postës dhe 20,324 në përfaqësitë diplomatike.

Në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15,352 qytetarë, ndërsa përmes postës janë pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara