Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

15 mijë banorë pa energji elektrike, paralajmërohen protesta në Sllapuzhan, Bllac e Duhel


Banorët e fshatit Sllapuzhan dhe zonave përreth prej më shumë se 9 muajsh po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, sidomos sa herë ka reshje shiu. Situata është bërë e padurueshme, ndërsa kontaktet me KEDS deri më tani nuk kanë dhënë rezultat.

Sipas banorëve, kompania përgjegjëse nuk ka treguar asnjë interesim për të ndërhyrë, duke i lënë mbi 15 mijë banorë të Sllapuzhanit, Bllacës, Duhelit dhe shumë fshatrave të tjera pa rrymë me orë të tëra, e shpeshherë edhe për 24 orë rresht.

Qytetarët shprehen se kjo gjendje është kthyer në përditshmëri dhe se, pavarësisht ankesave të shumta, nuk ka pasur intervenime konkrete për sanimin e rrjetit elektrik. Ata e konsiderojnë këtë si neglizhencë të hapur nga ana e KEDS-it dhe institucioneve përgjegjëse.

Revolta e banorëve, sipas burimeve nga terreni, sa vjen e rritet. Ata tashmë po shqyrtojnë mundësinë që të organizojnë protesta dhe bllokim të rrugëve kryesore, nëse nuk ndërmerret asnjë masë urgjente për rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike.

Banorët kërkojnë përgjegjësi nga KEDS dhe institucionet shtetërore, duke theksuar se është e papranueshme që në shekullin XXI, mijëra familje të mbesin në errësirë për shkak të mungesës së investimeve dhe përkujdesjes.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara