Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

17-vjeçari në Suharekë ‘i hyn dru’ babait të tij, e bën për spital

Nuk janë të rralla rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. E një rast i tillë është raportuar sot rreth orës 18:00 në rrugën ‘Skënderbeu’ në komunën e Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një baba 58-vjeçar e ka denoncuar djalin e tij 17-vjeçar në Polici, pasi që dyshohet se ky i fundit e sulmoi fizikisht.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, si pasojë e një fjalosjeje të çastit në oborrin e shtëpisë së tyre, 17-vjeçari e ka goditur me një copë druri në fytyrë babanë e tij.

Si pasojë e lëndimeve që mori, 58-vjeçari u detyrua që të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë e më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Prindi i cili u sulmua nga djali i tij, lidhur me rastin e lajmëroi edhe Policinë.

Me të marrë informatën, njësitet policore kanë arritur që ta arrestojnë 17-vjeçarin i cili u shoqërua në Stacion Policor për t’u intervistuar për gjithë atë çfarë ngjau në oborrin e shtëpisë së tij.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh dhe ndaj tij hapet rasti ‘Lëndim trupor’.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara