Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

174 infermierë sivjet ikën nga Kosova

Që nga janari e deri në korrik të këtij viti hiç më pak se  174 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar, si kusht për t’u punësuar jashtë vendit.  Ndërsa, 81 infermierë kanë kërkuar vërtetim të Kodit Etik.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kryetarja e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmie Gori.

Arsyeja e largimit nga sistemi shëndetësor i Kosovës, sipas Gorit, është çështja e pagës.

“Ndërrimet e natës, festat nuk paguhen, çështja e pagës diskriminim mes infermierëve dhe mjekëve, ngarkesë e madhe në punë, mos vlerësim i punës së infermierëve, mos marrja pjesë në vendimmarrje, në Borde, askund”, u shpreh ajo.

Ish-ministri i Shëndetësisë: Statistikat e largimit të infermierëve nga Kosova përbëjnë alarm

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e LDK-së, Armend Zemajn, statistikat e ikjes së infermierëve nga Kosova janë tmerruese.

Ai për Front Online ka deklaruar se largimi masiv i profesionistëve shëndetësor është alarm.

“Shifra të tilla të largimit të infermierëve janë me të vërtetë tmerruese, d.m.th. ka kaluar vetëm gjysma e vitit dhe kemi ketë interesim kaq të lartë të ikjes së infermierëve, nuk do të quaje shqetësim por ALARM, zhurma e të cilit po has në vesh të shurdhër”, theksoi Zemaj.

Deputeti Zemaj ka radhitur disa nga arsyen që infermierët po largohen nga vendi.

“Ka shumë arsye, pasiguria për zhvillimin e karrierës, mungesa e mundësive për avansimin e njohurive, pagat e vogla, mos pagesa e orëve shtesë, ambienti toksik dhe trajtimi i padinjitetshëm në vendin e punës”, u shpreh ai.

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë muaj më parë kanë thënë për Front Online se është duke punuar që të krijojë kushte me të mira për stafin shëndetësor.

“Ministria e Shëndetësisë është duke vazhduar me investime në infrastrukturë e pajisje mjekësore, në mënyrë që profesionistët të mund të shfaqin gjithë potencialin e tyre. Edhe në buxhetin e këtij viti është paraparë sigurimi i aparaturave më qëllim të ngritjes së shërbimeve të reja’’, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Deputeti i PDK-së: 1304 infermierë janë larguar nga Kosova gjatë tri viteve të qeverisjes së Kurtit

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar për Front Online se gjatë Qeverisjes së Kurtit mbi 1 mijë infermier janë larguar nga Kosova.

Haxhiu thotë se profesionistët shëndetësor janë të pakënaqur me kushtet e punës dhe pagat.

“Vetëm gjatë viteve 2021, 2022, 2023 gjatë Qeverisë Kurti nga Kosova kanë ikur 1304 infermierë, të pakënaqur me pagat dhe kushtet e punës”, deklaroi ai.

Deputeti i PDK-së vlerësoi se për t’u larguar nga vendi infermierët i ka nxitur injorimi i Qeverisë.

“Kërkesat e infermierëve janë injoruar nga Qeveria dhe kjo ka nxitë ikjen e tyre nga Kosova për kushte më të mira”, u shpreh Haxhiu.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara