Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DShMS) me datën 23.08.2021 kishte shpallur konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës.
DShMS me datën 23 gusht të këtij viti kishte shpallur konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës për një mjek/e stomatolog në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë me kohë të pacaktuar.
Ndërsa, pas përfundimit të testit me shkrim mbajtur më 20.09.2021 dhe intervistës me gojë të mbajtur më 22.09.2021; DShMS dhe komisioni kanë publikuar rezultatet përfundimtare.
Në këtë konkurs për plotësim të vendit të lirë të punës kishin konkuruar gjithsej 4 kandidatë të gjinisë mashkull.