Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit, pas një kohe të gjatë.
Me rekomandim të mjekëve specialistë, pacientët e fundit që po trajtoheshin nga COVID-19 pasi kanë rezultuar negativ në testet e fundit janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Përmirësimi i situatës i ka hapur udhë Dermatologjisë që pas dezinfektimit të hapësirave të kthejë shërbimet e rregullta mjekësore për pacientët me probleme dermatologjike.