Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj zërave dhe kërkesave për dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë.
Abdixhiku ka bërë të qartë se nuk e sheh dorëheqjen si opsion, duke theksuar se ai vazhdon të ketë mbështetjen e strukturave legjitime të LDK-së.
Në paraqitjen e tij televizive, ai u është përgjigjur kritikëve brenda partisë me një qëndrim të prerë, duke thënë se ata që presin largimin e tij duhet “t’i harrojnë ato punë”.
Sipas Abdixhikut, përgjegjësinë morale e kishte adresuar më herët, ndërsa pas votimit të strukturave partiake ai vazhdon të mbetet kryetar i LDK-së për aq kohë sa e ka atë shumicë.
Deklarata e tij vjen pas diskutimeve të fundit brenda dhe rreth LDK-së, ku janë shtuar debatet për drejtimin e partisë pas rezultateve zgjedhore.
Burimi: Insajderi
