Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar hapjen e procesit për zgjedhje të reja brenda partisë.
Gashi ka thënë se kur një parti nuk arrin të fitojë mbështetjen e qytetarëve, fokusi nuk duhet të jetë te kërkimi i fajtorëve, por te analiza e gjendjes dhe gjetja e zgjidhjeve.
Sipas tij, demokracia e brendshme nuk duhet të shihet si kërcënim për LDK-në, por si mekanizëm që i jep forcë, legjitimitet dhe energji të re politike.
Ai ka theksuar se LDK-së dhe Kosovës nuk i shkon për shtat vendi i tretë, duke shtuar se anëtarësia dhe elektorati kërkojnë një LDK që fiton, qeveris dhe udhëheq me vizion.
Kjo deklaratë vjen pas debatit të brendshëm në LDK dhe kërkesave të disa degëve për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të partisë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
A duhet LDK të shkojë në zgjedhje të brendshme? Na shkruani mendimin tuaj në komentet në Facebook.
Burimi: Telegrafi
