Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor 2026.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku rezultati përfundimtar u miratua me 10 vota pro.
Sipas të dhënave të bëra publike, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave dhe 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 22 ulëse me 19.44 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 ulëse.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas KQZ-së, ka fituar 7 ulëse.
Pas shpalljes së rezultateve, kandidatët dhe subjektet politike kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve. Afati nis nga ora 12:00 e ditës së sotme dhe përfundon të hënën në ora 12:00.
Çfarë mendoni për këtë përbërje të re pas zgjedhjeve të 7 qershorit?
Burimi: Sinjali
