Suhareka sonte pret natën e dytë të Karnavalit “Golden Eagle”

Suhareka do të jetë edhe sonte në atmosferë feste, pasi Karnavali “Golden Eagle” vazhdon me natën e dytë dhe përmbyllëse.

Programi i mbrëmjes do të mbahet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, duke filluar nga ora 20:00.

Sipas njoftimit, mbrëmja pritet të sjellë muzikë, ngjyra, performanca dhe argëtim për qytetarët dhe vizitorët që do t’i bashkohen ngjarjes.

Pas një nate të parë me atmosferë festive, organizatorët ftojnë qytetarët që të jenë pjesë e natës përmbyllëse dhe ta përjetojnë nga afër Karnavalin “Golden Eagle”.

Hyrja për qytetarët është pa pagesë.

Sonte nga ora 20:00, Stadiumi i Qytetit në Suharekë ju pret. Shpërndajeni me miqtë që duan t’i bashkohen atmosferës.

Burimi: Telegrafi

Shpërndaje:FacebookWhatsApp