Jordan Henderson ka hyrë në historinë e kombëtares së Anglisë, edhe pse në fushë qëndroi vetëm disa minuta në fund të ndeshjes ndaj Panamasë.
Mesfushori 36-vjeçar u aktivizua në minutën e 84-të në fitoren 2-0 të Anglisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.
Me këtë paraqitje, Henderson u bë lojtari i parë anglez që luan në katër edicione të ndryshme të Kupës së Botës, pas pjesëmarrjeve të tij që nga Botërori 2014.
Ai gjithashtu u bë futbollisti i parë i Anglisë që ka marrë pjesë në shtatë turne të mëdha ndërkombëtare me kombëtaren, një arritje e rrallë për futbollin anglez.
Pas ndeshjes, Henderson e përshkroi këtë moment si një ëndërr të bërë realitet, duke theksuar se përfaqësimi i vendit vazhdon të ketë të njëjtën peshë për të si në debutim.
A mund ta çojë Anglia këtë herë deri në fund Botërorin?
Burimi: Telegrafi
