Paraguai ka shkaktuar një nga surprizat më të mëdha të Botërorit 2026, duke eliminuar Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja e fazës së 1/16-së përfundoi 1:1 edhe pas vazhdimeve, ndërsa përfaqësuesja e Paraguait triumfoi 4:3 në penallti, duke siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm.
Gjermania, katër herë kampione e botës, nuk arriti ta thyente rezistencën e paraguajanëve, të cilët treguan disiplinë të madhe dhe vendosmëri deri në fund.
Pas këtij triumfi historik, presidenti i Paraguait, Santiago Peña, ka shpallur 30 qershorin ditë pushimi kombëtar, për t’u mundësuar qytetarëve të festojnë suksesin e përfaqësueses së tyre.
“Një vend i tërë feston”, ka deklaruar Peña, duke e cilësuar fitoren ndaj Gjermanisë si një moment të jashtëzakonshëm për kombin.
Paraguai tani vazhdon rrugëtimin në Botëror, ndërsa eliminimi i Gjermanisë konsiderohet një nga goditjet më të mëdha të fazës eliminatore.
