Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Delloc të Suharekës, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.
Sipas informatave të para, rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
Lajmi ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe komunitetin e gjerë në Suharekë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. U prehtë në paqe.
