Biletat për ndeshjen Ballkani – Connah’s Quay dalin në shitje

FC Ballkani ka njoftuar se nga sot, duke filluar nga ora 15:00, dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Connah’s Quay, e cila zhvillohet në kuadër të UEFA Conference League.

Biletat mund të sigurohen në zyrën e klubit, në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Çmimet e biletave janë:

Lindje: 3 euro
Perëndim: 5 euro
VIP: 10 euro

Nga nesër, biletat do të jenë në shitje nga ora 09:00 deri në ora 18:00.

FC Ballkani ka ftuar tifozët që ta sigurojnë biletën dhe të jenë të pranishëm për ta përkrahur skuadrën në këtë përballje evropiane.

Ndeshja Ballkani – Connah’s Quay zhvillohet më 16 korrik 2026, në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shpërndaje:FacebookWhatsApp