Arratiset nga trajtimi mjekësor një person i ndaluar në Suharekë
Një person i privuar nga liria është larguar në drejtim të panjohur derisa po merrte trajtim mjekësor në Suharekë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi ishte i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor. Gjatë marrjes së trajtimit, ai është larguar nga objekti dhe aktualisht vendndodhja e tij nuk dihet.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent, ndërsa është iniciuar procedura për arratisje të personit të privuar nga liria.
Rasti mbetet nën hetime.
