Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

21-vjeçarja për policinë: Në motel me 61-vjeçarin nuk shkova për para

21-vjeçarja e nacionalitetit ashkali e cila po kryente marrëdhënie seksuale në një motel me një 61-vjeçar nga Gjakova, kur ky i fundit u alivanos dhe më pas vdiq, ka deklaruar në polici se me viktimën janë njohur disa ditë më parë ku më pas janë dakorduar që të takoheshin përsëri.

Bazuar në deklaratën e saj fillestare para policëve hetues, të cilën e ka siguruar Gazeta Express, ajo ka pohuar se nga viktima nuk ka kërkuar para.

Duke iu referuar deklaratës së 21 vjeçares, ajo thotë se gjatë aktit viktima ishte alivanosur ndërsa dëshmitarja bashkë me pronarin e motelit kanë tentuar t’i japin ndihmë, por gjatë tentativës kanë vërejtur se gjendja e tij nuk po përmirësohej dhe për një moment ata kanë parë që viktima nuk ka asnjë reagim.

Duke konsideruar që viktima ka vdekur, pronari i motelit i ka kërkuar dëshmitares që bashkë të shkojnë në polici dhe ta raportojnë rastin.

Sipas dëshmitares ajo nuk ka kërkuar pagesë nga viktima “as kësaj here e as herave tjera që janë takuar”, mëson Gazeta Express.

Tutje, dëshmitarja ka deklaruar se me viktimën janë njohur disa ditë më parë dhe se janë takuar edhe më herët, ndërsa ishin dakorduar që ditën kritike të takoheshin përsëri.

Ajo ka thënë se kishte marrë një taksi deri në lokacionin e caktuar ku po e priste viktima.

Sipas mjekut kujdestar në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq deri në përfundim të raportit të autopsisë, rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

Lidhur me këtë rast, deri më tani janë intervistuar tre persona, në cilësi të dëshmitarëve.

Ndërkohë, për rastin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Hetim i vdekjes-Gjakovë 02.12.2020-17:15.Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.Insajderi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara