Skandaloze: Shefi i IT-së në AKI është zënë duke u shërbyer grupeve tjera që punojnë kundër interesave shteterore të Kosovës


Ekskluzive: Shefi i IT-së në AKI, Muhamet Krasniqi është zënë duke u shërbyer grupeve tjera që punojnë kundër interesave shteterore të Kosovës!

Gazeta New Born, ka mësuar se shefi i IT në AKI, Muhamet Krasniqi është zbuluar duke iu shërbyer grupeve tjera që punojnë kundër interesave shtetërore të Kosovës.Sponzor

Ky rast, po po mundohet të heshtet nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti. Sipas burimeve të gazetës New Born, përveç Ajetit, ky rast po heshtet edhe nga pushteti i ri aktual.

Gazeta New Born, posedon edhe emrat e grupeve të cilat janë duke punuar kundër Kosovës. Muhamet Krasniqi ka punuar për disa kohë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Krasniqi është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se ka keqpërdorur informacionet e klasifikuara. Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, M.K dyshohet se ka kryer veprat penale

“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Por, sipas Drejtorit për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, ky rast është shokues.
“Rasti i arrestimit të zyrtarit të AKI-së me të vërtet është shokues. Rasti madje është shumë kompleks pasi nuk kemi të bëjmë me një person të profilit të ultë, por kemi të bëjmë me shefin e IT-së i cili ka pasur qasje të mëdha në informacionet e klasifikuara”, deklaroi Bedri Elezi.

Elezi thotë se është dashur të bëhen edhe arrestime tjera.

“Kemi të bëjmë me rrjedhe të informacioneve të nivelit më të lartë të mundshëm dhe nuk kemi përgjigje se kur kanë filluar të rrjedhin këto informacione, kush i ka dashur këto informacione dhe kush janë personat e rrezikuar pas rrjedhjes së këtyre informacioneve”, deklaroi tutje Elezi.
Kurse, eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu vlerëson se detektimi dhe arrestimi i ish-punonjësit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili dyshohet se ka zbuluar informacione që rrezikojnë sigurinë e vendit, është sukses për këtë institucion, pasi që është parandaluar rrjedhja e informacioneve.

“AKI-ja edhe pse një shërbim i ri ka treguar që është në gjendje të pastrojë veten, si çdo organizëm tjetër, në mënyrë të suksesshme, në kohë të saktë dhe në mënyrë të saktë. Të gjitha metodat operative janë përcaktuar me kohë, janë ndërmarrë me kohë të gjithë hapat dhe unë e vlerësoj si një hap suksesi të AKI-së dhe uroj që edhe në të ardhmen në këtë mënyrë të pastrojë radhët e veta, sidomos në këtë segment, pasi që është shumë i ndjeshëm. Ka metoda të ndryshme, me të cilat, shërbimet sekrete mund dhe tentojnë në çdo mënyrë, në kohë permanente që ta lëndojnë Kosovën nëpërmjet sektorëve të institucioneve të ngjashme”, thotë ai.

Sipas tij, AKI ka reaguar në kohë duke e detektuar dhe përcjellë personin tashmë të arrestuar.

“Si në çdo institucion, edhe në AKI, të gjitha veprimet, të drejtat dhe obligimet janë të përcaktuara me ligj. Por, gjithkund mund të ndodhë që ndonjë punëtorë mund të keqpërdorë atë që i ofrojnë privilegjet e punës. Ashtu edhe në AKI ka ndodhur ky rast, që nuk është përjashtim nga të gjitha shërbimet e tjera në botë. Kanë ndodhur shumë skandale më të mëdha dhe kanë lënduar shumë ato shtete, ato shoqëri, ku kanë ndodhur.

Për fat të mirë, e shoh si një sukses të AKI-së, e cila e ka detektuar në kohë, e ka përcjellë dhe ka reaguar mu në kohën e duhur dhe ka arrestuar punëtorin, i cili ka keqpërdorur informatat dhe ka përdorur në mënyrë të jashtëligjshme atë që i është ofruar si informatë dhe që i shërbejnë shërbimit sekret të Kosovës, respektivisht AKI-së”, shton ai.
Për ekspertin e çështjeve të sigurisë është e rëndësishme që të detektohet dhe të zhvillohet hetimi se ku rrjedhë informacioni.

“Është me rëndësi të detektohet apo të zhvillohet hetimi se ku rrjedhë informacioni, ku mbaron dhe kush mund të lëndohet nga kjo rrjedhje e informacionit. Dhe, kjo është bërë… Personi në fjalë është prezantuar në publik si shef i IT-së, por nuk ka qenë shef i IT-së, ka qenë punëtor, një prej teknikëve që bënë pjesë në këtë drejtori dhe ka rrjedhur një informacion që nuk është i saktë. Mund të jetë edhe plasim i qëllimshëm dhe i rrejshëm apo i qëllimshëm për zmadhimin e problemit që mund të ndodhë në këtë institucion”, thotë ai.

Pas arrestimit Krasniqi është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se edhe në të kaluarën ka keqpërdoruar informacione.