Mediat greke kanë bërë publike momentin e ekzekutimit të të riut shqiptar në Athinë. Kanë qenë kamerat e sigurisë së një karburanti ato që kanë filmuar momentin kur një makinë e tipit “BMW”, i afrohet shqiptarit, një person nxjerr armën me silenciator dhe qëllon për vdekje të riun.
Marius Dhiamandi , është i riu i cili mbeti i vrarë në vend pasi persona të paidentifikuar e qëlluan me armë nga një makinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Kipseli.
Mediat greke shkruajnë se karburanti ku ndodhi ngjarja është në pronësi të gruas së shqiptarit.
Autori i krimit ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, madje dhe një plumb ia kanë drejtuar në kokë. Ai mori 3 plumba, në kokë e gjoks.
Disa minuta më pas, mjeti i autorëve, tip “BMW”u gjet i djegur. Ai rezultoi i vjedhur rreth 1-muaj më parë, në Glifadha.
Shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet greke, pasi ishte arrestuar më herët për vrasje në zonën e Kipselit dhe trafikim kokaine.