Tifozë të dashur,
Kemi kënaqësinë ta prezantojmë para jush mesfushorin e ri, Arjol Bllaca, i cili është bashkuar me skuadrën kampione.
18 vjeçari erdhi tek ne nga ekipi i 2 Korrikut, teksa është prej talentëve më premtues të futbollit kosovar.
Klubi ka lidhur kontratë 5 vjeçare me Arjolin (deri më 2028), derisa lojtarit i uron shumë suksese drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta./ thuhet në njoftimin e FC Ballkani