Sulmuesi i Ballkanit thotë se skuadra e Viktoria Plzen është favorit për ndeshjen e nesërme të fazës së grupeve të Conference League.
Ballkani do të përballet nesër me Viktoria Plzen nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
“Janë favorit, sepse kanë përvojë në garat ndërkombëtare. Ka respektin nga ekipi jonë – por ne do luajmë për veten tonë”, tha fillimisht sulmuesi Albin Berisha.
“Nuk dorëzohemi, do mundohemi të bëjmë ndeshje të bukur. Të shpresojmë për rezultat pozitiv”, përfundoi Albin Berisha.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen zhvillohet në ‘Doosan Arena’.