Ballkani kërkon të mbushë arkën në Conference League, ja sa vlen fitorja dhe barazimi në aspektin financiar

FC Ballkani e zhvillon sonte ndeshjen e parë të edicionit të ri në Conference League.

Kampioni i Kosovës ka udhëtuar dje drejt Çekisë, atje ku do të përballet me Viktoria Plzen, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 21:00, atje ku kërkohet një rezultat sa më pozitiv nga të drejtuarit e Ilir Dajës.

Rezultatet pozitive pëveç vlerës së pikëve që kanë në tabelë, vlejnë shumë  edhe në aspektin financiar. Një fitore në grupet e Conference League vlen 500 mijë euro, kurse barazimi vlen 166 mijë euro.

Kujtojmë që Ballkani ka fituar 2.94 milionë euro vetëm për sigurimin e pjesëmarrjes në grupe, kurse çdo shumë tjetër e fituar do të jetë ndihmesë në konsolidimin e klubit