“Ishalla kurrë s’i lëshojnë prej Hagës” – i moçmi i lumtur që ish-krerët gjenden në burg, çon në “qiell” kryeministrin Kurti

Të moshuarit rrallë ngurrojnë të flasin. Arsyet për një gjë të tillë mbase janë të shumëta. Megjithatë, gatishmëria e tyre shpeshherë kalon në emocione.

Kështu ndodhi edhe së fundi, pranë një ekipi të lajmi.net që qëndroi në një prej shesheve të kryeqytetit.

Gazetari Selim Miftari hasi në dy të moshuar që po rrinin bashkë dhe filloi një bashkëbisedim me ta. Padyshim se tema kyçe në raste të tilla është politika.

Të dytë s’refuzuan të flasin, ndërsa komentonin nomenklaturën aktuale politike, por edhe ato pararendëse.

Gjithsesi, njëri prej tyre ishte pak më i ashpër, në veçanti me ish-krerët e UÇK-së që aktualisht po përballen me Dhomat e Specializuara.

Duket se i njëjti është i lumtur me faktin e të qëndruarit në Hagë të ish-krerëve.

Kjo të paktën u nënkuptua nga deklarata e tij, ku në mënyrë dëshirore u shpreh që ata (ish-krerët) mos të dalin kurrë nga Haga.

Në anën tjetër, ai çmoi angazhimin e Kurtit dhe kontributin e këtij të fundit.

“Ata që i kanë marrë në Hagë, inshalla kurrë s’i lëshojnë”, shtoi ndër tjerash njëri nga ta.