Një burrë ka vdekur në Abri të Epërme të Drenasit pasi dyshohet të ketë rënë në bunar në pyllin e fshatit.
Sipas njoftimit, viktima ishte larguar ditë më parë nga shtëpia, derisa më pas është gjetur pa shenja jete.
Rasti sipas raportit 24-orësh të Policisë është raportuar të hënën e 2 tetorit dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.