siç kishte ofertuar fituesi i kontratës. INPO ngrit dyshime se si një kontratë apo projekt më vlerë prej rreth 1 milion euro, mund të përfundohet brenda 53 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës. Po, ashtu INPO ka gjetur se implementimi i kësaj kontrate respektivisht ndërtimi i projektit nuk ka filluar ende edhe pse kanë kaluar pothuajse 3 muaj”, thuhet më tej.
Tutje, sipas raportit të vlerësimit të tenderëve grupi i operatorëve ekonomikë “FAMIS CO-HC Sh.A & ERST BAU Sh.P.K.” ka pasur ofertën më të lirë, por që nuk i është përgjigjur komunës në kërkesën për disa sqarime dhe në këtë mënyrë është diskualifikuar nga tenderi.
INPO ngrit dyshime për mosgatishmërinë e grupit të operatorëve “FAMIS CO-HC Sh.A & ERST BAU Sh.P.K” për të sqaruar kërkesat e komunës duke pas parasysh interesin e tij për këtë kontratë edhe në tenderimin paraprak, ku për shkak të ankesave të tij ishin iniciuar procedurat e shqyrtimit në OShP.
“Të gjitha këto gjetje në vlerësimin e INPO-s cenojnë rëndë integritetin e procedurës së prokurimit dhe ngrisin dyshime të bazuara se e gjithë procedura e kontraktimit është manipuluar me qëllim të pagesës së pozicionit 1.1. të paramasës me parallogari ‘Shënimi i trases para se të fillojnë punimet dhe përcjellja gjatë ekzekutimit, stacionazha 77 – 206’ duke e ditur se punimet në këtë rrugë munden vetëm të fillojnë më punë përgatitore por jo edhe substanciale për shkak të inspektimit të pritshëm të MMPHI-së në rrugën që është nën menaxhimin e saj dhe potencialisht ndërprerjes së punimeve.
Po ashtu, INPO ka gjetur edhe një mori shkeljesh tjera procedurale dhe materiale të LPP-së në këtë aktivitet të prokurimit, për të cilat fton organet e ndjekjes dhe ato mbikëqyrëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbajtur përgjegjës të gjithë personat e përfshirë në këto shkelje. Në anën tjetër kërkojmë nga kryetari i komunës që të anuloj këtë kontratë dhe të informoj qytetarët rreth masave dhe veprimeve të ndërmarra për të siguruar se komuna e Suharekës shpenzon paranë publike me efikasitet, efiçiencë dhe transparencë të plotë dhe në interes të qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e INPO-s. /Telegrafi/