Të enjten në orën 18:45 në xhiron e dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës, Ballkani e mirëpret Dinamo Zagrebin në Prishtinë.

Ish trajneri i Ferizajit, Andrej Panadic ka dhënë intervistë për mediat kroate, ku ka vlerësuar këtë duel, përcjell GazetaBlic Sport.

“Dinamo luajti dobët në derbi, thuajse nuk krijoi asnjë rast. Në përgjithësi, ishte një lojë shumë e dobët, nuk ishin agresiv”, thotë ish-lojtari i Dinamos, Andrej Panadic.

Ai sezonin e kaluar punoi në Kosovë në skuadrën e Ferizajt.

“Ballkani është një klub i menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer, ekipi i të cilit ka qenë së bashku për dy ose tre vjet. Organizimi është në një nivel të jashtëzakonshëm dhe ata punojnë shumë mençur. Pronari i klubit është një ndërtues i pasur që i mundësoi të gjithë klubit të funksionojë shkëlqyeshëm, dhe ai nuk përzihet në politikën sportive, këtë verë kanë qenë pa lojtarë kyç, por kanë sjellë sërish përforcime të mira dhe janë shumë të mirë”, thotë Panadic.

“Çelësi është trajneri Ilir Daja, rreth të cilit sillet gjithçka. Ballkani gjithmonë mbledh gjithçka që vlen në Kosovë dhe në rrethinë, dhe mund të them se është klubi më i organizuar në atë rajon. Të gjithë duan të vijnë tek ata, sepse pagat për kushtet atje janë të mira, janë të rregullta dhe kanë kushte të shkëlqyera.

“Ballkani është teknikisht një ekip shumë i mirë. Ata e dinë se çfarë po bëjnë, mund të jetë në një surprizë të pakëndshme për Dinamon. Sigurisht që Dinamo është një ekip më i mirë, por ata po përballen me një vizitë të vështirë. Kur Dukagjini këtë verë luajti me Rijekën, e dija se nuk kishin asnjë shans, por Ballkani është një histori krejtësisht tjetër.”

“Më intereson shumë se si do të rreshtohen Ballkani, por dyshoj se ata do të luajnë në mbrojtje. Gjithçka sillet rreth Nazmi Gripshit, i cili është një lojtar shumë i madh”, përfundoi Panadic.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT