Ballkani do ta zhvillojë një ndeshje të madhe sonte në garat evropiane.
Kampioni kosovar do të ketë punë me gjigantin ballkanik, Dinamo Zagreb, me të cilin do të përballet në kuadër të Grupit C të Ligës së Konferencës.
Therandasit e nisën me humbje nga Viktoria Plzen fazën e grupeve, ndërsa sonte do t’i kërkojnë pikët e para në këtë fazë, shkruan “Gazeta Express”.
Ekipi nga Suhareka llogarit në mbështetje të madhe nga tifozët kosovarë në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte duke filluar nga ora 18:45.null
Nga ana tjetër, kroatët kanë zbarkuar në tokën dardane me qëllim që të dalin të pamposhtur nga fusha e blertë dhe pse jo, t’i marrin me vete krejt tri pikët.
Kjo është hera e dytë që Ballkani po merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një sukses i jashtëzakonshëm ky për një ekip kosovar.
Kjo njëherësh është edhe pjesëmarrja e dytë e ekipit Portokalli në garat evropiane.
Si kampion i Kosovës, Ballkani e nisi eksperiencën evropiane dy herë në Ligën e Kampionëve, por u eliminua menjëherë, për të vazhduar më pas në Conference League, ku e bëri historinë.