Ballkani pret Dinamo Zagrebin në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja fillon në ora 18:45 dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet startuese.

Trajneri Ilir Daja ka një ide të qartë rreth ndeshjes së sotme dhe ka në mendje 11-shen titullarë që pritet ta hedh në fushë ndaj Dinamos.

Në portë është Enea Koliçi në portë, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova dhe Lorenc Trashi.

Në mesfushë do të luajnë Marcel Ismajlgeci, Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba. Në sulm do të jetë treshja Nazmi Gripshi, Albin Berisha dhe Almir Kryeziu.

Kampioni i Kosovës është ende pa pikë, pasi ndeshjen e parë e humbi ndaj Vitoria Plzenit me rezultat minimal 1-0.

Në anën tjetër, Dinamo triumfoi lehtësisht ndaj Astanas, duke e mposhtur 5-1.

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Berisha, Gripshi, Zyba, Trashi, Kuc, Jashanica, Ismajlgeci, Kryeziu.

Dinamo: Nevistic, Moharrami, Sutalo, Baturina, Mykhaylichenko, Kulenovic, Misic, Bulat, Peric, Menalo, Vidovic.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT