Një predhë ka shpërthyer pas shpinës së një gazetareje e cila po raportonte nga Rripi i Gazës.
Një ndërtesë u hodh në erë, ndërsa gazetarja e Al Jazeera, Youmna El Sayed, po raportonte. Ajo u trondit. Ajo sidoqoftë ia doli të vijojë raportimin dhe të tregojë se çfarë ndodhi, ndërsa më pas u tërhoq për të mbledhur veten në një vend më të sigurt.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është “në luftë” dhe “do të fitojë”, pas sulmit befasues të militantëve palestinezë të shtunën në jug të Izraelit.
Raportohet për mbi 300 izraelitë të vdekur, ndërsa numri i të vdekurve te palestinezët është më i lartë. Në Gaza janë raportuar mbi 300 të vdekur, ndërsa Forca e Mbrojtjes së Izraelit ka bërë të ditur se ka vrarë mbi 400 militantë palestinezë në Izrael e Gaza.