Konflikt mes çiftit në Suharekë, gruaja kërcënon me thikë bashkëshortin e saj

24/02/2025

TE FUNDIT

Një grua i është vërsulur me thikë burrit të saj.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, pas një konflikti verbal në mes të çiftit bashkëshortor për çka u deshtë edhe intervenimi i policisë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi, bëri të ditur se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

“Rasti është hetuar nga stacioni policor në Suharekë. E dyshuara është dërguar në mbajtje”, tha ai.

“Personat e përfshirë në rast janë recidivistë të dhunës në familje”, shtoi Gashi.

TE FUNDIT