Suhareka ofron disa atraksione turistike të mrekullueshme:
Bjeshka e Mushtishtit (Gradac): Mbi fshatin Mushtisht gjendet bjeshka e Gradacit që është pjesë e parkut nacional të Sharrit, me dëshomi të ndryshme si vendbanim i lashtë Ilirë/Dardanë.
Guri i Dëllocit: Në këtë lokacion ndodhet një guri i madh në naltësi mbidetare 1711 m, në të cilën janë gjetur shënja të gdhendura nga periudha e Austro Hungarisë 1875.
Bjeshka e Bukoshit: Ndodhet në lartësi mbidetare mbi 1630 m, e cila është e pasur me livadhe dhe kullosa të rrafshta, me diversitet të pasur të florës dhe faunës.
Bjeshka e Budakovës: Është mjaft atraktive për turizëm dimërore (skijim) dhe verore për piknik dhe haking.
Rezervati natyror i Rusenicës: Atraksioni në fjalë ndodhet mbi fshatin Mushtisht, është shumë i pasur me florë dhe faunë.
Muzeu i qytetit të Suharekës: Ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit i cili është mjfat i pasur me material të ndryshme arkiologjike dhe historike nga periudhat e ndryshme.
Kalaja e Kastercit: Është vendbanim i vjetër arkiologjikë që daton që nga periudha e bronzit dhe hekurit me rëndësi të madhe historike.
Vendbanimi i Hisari: Gjendet në kodren perendimore të qytetit të Suharekës e quajtur Gradina.
Kulla e Ramë Bllacës: Në këtë lokalitet gjendet kulla e vjetër e Ramë Bllacës, e cila u ndërtua në vitin 1936.
Xhamia e bardhë: Gjendet në mesë të qytetit të Suharekës, është objekt relegjioz mjaft i vjetër që daton nga vitet 1400.