Përleshje në një lokal në Suharekë, gjashtë të arrestuar

Gjashtë të rinj në Suharekë kanë përfunduar sot në prangat e Policisë pasi dyshohen se janë përfshirë në një përleshje, në një lokal në rrugën “Skenderbeu”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dhe ndaj pesë prej tyre është caktuar masa e ndalimit policor, teksa një tjetër është liruar.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në mbajte për 48 orë janë ndalur B.C. (viti i lindje 1981) F.C. (viti i lindjes 1986), L.C. (viti i lindjes 1991), L.C. (viti i lindjes 1991) dhe E.G. (viti i lindjes 1996) të gjithë meshkuj kosovar shqiptar, ndërsa i dyshuari i gjashtë E.S. (viti i lindjes 2000) me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të gjithë të dyshuarve do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ rast i cili do to përcillet në Prokurorinë Themelore.” – ka njoftuar Policia.