Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

4 muaj s’dihej gjë për fatin e tij, Policia e konfirmon se 49-vjeçari nga Zhuri dyshohet se është personi që u gjet i varur në mal

Dita e sotme ishte tragjike për familjen Gavazaj nga Zhuri i Prizrenit pasi morën lajmin se familjari i tyre që ishte raportuar i zhdukur që nga muaji shtator i vitit të kaluar u gjet i varur me litar në një lius në malin Poleviva të këtij fshati. Të brengosur jashtëzakonisht shumë për gjithë këta muaj, familja s’kishte asnjë informacion për fatin e tijraporton Gazeta Sinjali.

Trupi i të ndjerit ishte dekompozuar, ku koka u gjet e shkëputur nga trupi dhe fillimisht s’dihej se për kë bëhej fjalë. Megjithatë posa njësitë përkatëse kanë arritur në vendin e ngjarjes, ka nisur verifikimi i rasteve të personave që janë raportuar të zhdukur dhe shenjat e para çojnë se viktima është 49-vjeçari Gavazaj.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, që njoftuan për Sinjalin se nga dokumentet e gjetura në vendin e ngjarjes dyshohet se bëhet fjalë për Behamir Gavazaj, 49-vjeçar, që ishte zhdukur që disa muaj. 

Akoma nuk dihen rrethanat dhe detajet e këtij rasti mjaft të rëndë, por ajo që është bërë e ditur është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe trupi i pajetë që u tërhoq nga vendi i ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.  

Kujtojmë se Gavazaj nga fshati Zhur i komunës së Prizrenit, ishte shpallur i zhdukur nga 10 shtatori i vitit 2022. Që nga ajo kohë, për katër muaj me radhë familjarët s’kanë pasur asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Një muaj më vonë, më 18 tetor, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për informacione që do të ndihmonin në gjetjen e tij, por nuk pati ndonjë rezultat.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara