Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

“4 vota të Listës Serbe na votojnë Qeverinë” – krejt ‘pazaret’ që u shkëmbyen në seancën e sotme të Kuvendit

Anipse u ndërpre, mesazhe të shumta pati gjatë atyre minutave sa zgjati seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo që nxiti më së shumti reagime, ishte një komunikim i deputetit egjiptian, Elbert Krasniqi me një person me inicialet A.K, të cilit mes tjerash i thoshte se “katër vota të Listës Serbe na votojnë Qeverinë”.

Mesazhet që u kapen sot nga mediat gjatë seancës konstituive, kishin të bënin kryesisht me numrin e votave për votimin e Qeverisë.

Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian komunikonte me dikë me iniciale A.K rreth formimit të Qeverisë. Aty, ai kishte shkruar edhe se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë” .

Po ashtu, Krasniqi pyeste nëse Vetoni, me shumë gjasë Veton Berisha është propozuar për ministër, dhe merrr përgjigje se “JO”.

Tutje, ai shkruante se “nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të Kuvendit”.

Më pas, Krasniqi i shkruan dikujt tjetër, dhe i thotë “KM”, me gjasë kryeministri Albin Kurti, “nuk po më përgjigjet”.

Megjithatë, më pas ish-ministri u njoftua nga një person nga Fushë Kosova, që mediat po ia xhirojnë telefonin.

Në anën tjera, në disa pamje të kapura nga Nacionale, Time Kadrijaj e njofton Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se si do të votojë opozita.

“Hajdeni mu nenshkru”

“LDK po votojka kunder”

“E PDK? “.

“Po i ves tash”.

Derisa po fillonte seanca, edhe deputeti Fikrim Damka po komunikonte me dikë.

“Fidani le ta propozon zv/ministrin në Ministri të Mbrojtjes ose Shëndetësisë. Nënkryetare më mirë Emilja” – thuhej aty.

“Jo kryeministër, nuk e pranon” – thuhej tutje në këto mesazhe të “ATV”.

Deputetja boshnjake, Duda Balje në një bisedë me Pal Lekajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i tregonte se Fatmir Limaj do të vendos nesër, e mërkurë, me shumë gjasë për ta votuar Qeverinë.

“Fatmiri ka me vendos nesër në ora 9. Fola me Endritin” – ka shkruar ajo.

Këtu, Lekaj i përgjigjej: “Më gezove…”

Theksojmë se kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën pasi konstituive.

Kjo pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave të deputetëve.

Ai u shpreh se pas kësaj seance do t`i drejtohet presidentes Vjosa Osmani se si të veprohet më tutje.

Për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme. Në këto rrethana detyrohem ta ndërpresin seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet në të ardhmen” – tha Dehari.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara