Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dy aksidente të frikshme mbrëmë në autostradë – Tetë të lënduar

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mbrëmë në autostradat e vendit, në më pak se dy orë. Nga këto aksidente, kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Aksidenti i parë ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Vërmicë, ku janë përfshirë tri vetura.

Rastin për Sinjali e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, aksidenti tjetër ndodhi në autostradën “Arbën Xhaferi”. Në aksident u përfshin dy vetura, ku të lënduar mbetën katër persona

“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘ArbërXhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, ka konfirmuar Krasniqi për Sinjalin.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara