Doberdolan, Suharekë – 22 Nëntor 2024, ora 18:15

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Doberdolan, ku një grua kosovare, duke drejtuar veturën nga pakujdesia, ka shkaktuar vetaksident.

Reklame

Si rezultat, shoferja dhe pesë pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore. Fatkeqësisht, njëri nga pasagjerët, i cili u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Pasagjerët e tjerë, të cilët u trajtuan në Spitalin e Prizrenit, janë liruar pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për të zbardhur detajet dhe rrethanat e aksidentit janë në vazhdim.

Ngjarja ka prekur thellë komunitetin lokal, duke lënë një ndjenjë të rëndë pikëllimi.

Suhareka Express do të vijojë të ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë tragjedi.

TE FUNDIT