Ajlin Shishko viziton Teqen në Lukinaj të Hasit, vlerëson rolin e Shejh Ismail Shehut

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Ajlin Shishko (#96), ka vizituar Teqen në Lukinaj të Hasit, një vend me histori dhe vlera të mëdha kombëtare. Në këtë vizitë, ajo është pritur ngrohtësisht nga Shejh Ismail Shehu, i cili vazhdon traditën e shërbimit ndaj komunitetit të trashëguar nga atdhetari i madh, Shejh Rexha.

“Është kënaqësi e veçantë të vizitosh Teqen ku ka shërbyer Shejh Rexha, një figurë që ka kontribuar në mbështetje të Presidentit Ibrahim Rugova dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës,” ka deklaruar Ajlin Shishko.

Gjatë takimit, ajo ka vlerësuar përkushtimin e Shejh Ismail Shehut, duke theksuar rolin e tij si udhëheqës shpirtëror dhe si zë në shërbim të komunitetit. Në diskutimet e hapura, janë trajtuar çështje politike dhe domosdoshmëria e ndryshimeve që i duhen Kosovës.

Shishko ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë, duke theksuar rëndësinë e vendeve dhe figurave që ruajnë traditat dhe vlerat kombëtare.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara