Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se u vra në Skenderaj, zbulohet edhe emri i dorasit

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodh sot në Skenderaj. Atje raportohet se ka vdekur një person pas të shtënave me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Avdyl Azizhoxha, shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë.

Ai ka njoftuar se rasti ka ndodh në shesh të Skenderajt, ndërsa për rastin dyshohet një person.

“Vrasja ka ndodh në shesh të Skenderajt, për rastin është një i dyshuar – ende nuk dihen motivet – sepse edhe ne jemi duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Azizhoxha për Gazetën Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet e saja, i vrarë ka mbetur Ismet Ibishi, ndërsa i dyshuar për rastin është Hisni Ibishi, i cili është në arrati.

Gazeta Sinjali merr vesh se viktima dhe i dyshuari janë nga fshati Klinë e Ulët.

Lajmi do të përditësohet…

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara