KQZ: Refuzohen mbi 2 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë lajmet më të fundit nga verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.

Zëdhënësi Valmir Elezi ka thënë se deri më tani janë aprovuar 26 mijë pako me fletëvotime nga votimi me postë teksa janë refuzuar 2 mijë sosh.

“Është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës  , respektivisht nga votimi përmes postës. Nga data 9 shkurt kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më tani, këtij procesi i janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako, prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13 ndërsa janë refuzuar 2 mijë e 57″.

“Arsyeja pse janë refuzuar këto dërgesa postare, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungon dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se një herë”, ka thënë Elezi.

Elezi tutje ka shtuar se 12 mijë e 801 vota me kusht do të verifikohen dhe më pas numërohen.

“Votimi me kusht dhe atyre i personave me nevoja të veçanta, numri i zarfeve me fletëvotime nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta”.

“Numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597”, ka thënë ai.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara