Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Fidajie Kukaj rikandidon për Asamblenë Komunale – zëri i shëndetësisë dhe përkushtimit qytetar

Fidajie Kukaj nga fshati Gelancë, infermiere e përkushtuar dhe e njohur për profesionalizmin e saj në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, ka vendosur të rikandidojë për një mandat të dytë në Asamblenë Komunale, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

E diplomuar në Fakultetin e Infermierisë, Kukaj punon prej vitesh në njësinë e vaksinimit të QKMF-së, ku kujdesi i saj është ndjerë nga mijëra qytetarë – nga fëmijët e porsalindur, e deri te të moshuarit. Gjatë pandemisë COVID-19, ajo ishte në vijën e parë të përballjes me krizën shëndetësore, duke shërbyer me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi të lartë.

Në mandatin e saj të parë si asambleiste komunale, Fidajie Kukaj ishte një nga më të votuarat, duke fituar besimin e qytetarëve dhe duke përfaqësuar me dinjitet komunitetin dhe profesionin që e përfaqëson.

Kandidatura e saj për mandatin e dytë synon ta forcojë më tej zërin e sektorit shëndetësor në vendimmarrje, si dhe të mbrojë interesat e qytetarëve në fushat kyçe të kujdesit shëndetësor, mirëqenies sociale dhe mbështetjes për profesionistët e mjekësisë.

Kryetari Bali Muharremaj ka vlerësuar lart kontributin e saj, duke theksuar se Fidaije Kukaj përfaqëson modelin e një profesionisteje të ndershme, të përkushtuar dhe të afërt me qytetarin.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara