Arta Gashi, sociologe dhe profesioniste me përvojë në sektorin financiar e arsimin, kandidon për Asamblenë Komunale në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar kandidaturën e radhës për Asamblenë Komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke theksuar profilin e plotë profesional dhe angazhimin qytetar të Artë Gashit.

Arta Gashi është e diplomuar në nivelin Master në fushën e Sociologjisë dhe ka një përvojë të gjerë në sektorin financiar, duke punuar për vite me radhë në banka dhe institucione mikrofinanciare. Përveç kësaj, ajo ka kontribuar në shoqërinë civile përmes organizatës Democracy Plus, në kuadër të projektit të USAID-it “Kontrata Sociale”, duke punuar për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike.

Prej disa vitesh, Arta Gashi është aktive edhe në fushën e arsimit si mësimdhënëse, ku me përkushtim dhe profesionalizëm ka kontribuar në edukimin e brezave të rinj.

“Me një bagazh të pasur profesional dhe përkushtim ndaj shërbimit publik, Arta kandidon për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe forcimin e transparencës në vendimmarrje,” ka theksuar kryetari Muharremaj.

Kandidatura e saj shihet si një vlerë e shtuar për qeverisjen lokale, duke sjellë një kombinim të përvojës në sektorin financiar, arsimit dhe shoqërisë civile në shërbim të qytetarëve të Suharekës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara