IPK rekomandon suspendimin e një polici, dyshohet se keqtrajtoi një qytetar gjatë arrestimit

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Ferizaj, nën dyshimin se ka tejkaluar autorizimet gjatë arrestimit të një qytetari.

Ngjarja ka ndodhur para mesnatës, kur një veturë nuk iu bind urdhrit për t’u ndalur nga policia.

Pas ndjekjes, vetura u ndalua dhe u konstatua se brenda saj ishin tre persona.

Dyshohet se gjatë arrestimit, njëri prej tyre – drejtuesi i automjetit – është keqtrajtuar nga një polic dhe ka pësuar lëndime trupore, për të cilat ka marrë trajtim mjekësor. IPK ka nisur hetimet për rastin.

IPK tha se hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti  do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara