Ekskluzive: Arrestim për shpërthim të paligjshëm dhe mbajtje detonatorësh në Suharekë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka arrestuar pronarin e një gurthyesi në fshatin Samadrexhë të Suharekës, pasi është zbuluar se kishte kryer shpërthim të paligjshëm në zonë.

Rasti është raportuar më 6 gusht 2025, kur inspektorët e Komisionit, gjatë kontrollit pronën e Xh.V. rreth 51-vjeçar, kanë konstatuar një sipërfaqe të minuar e të shpërthyer, ku janë gjetur mbetje të detonatorëve elektrikë. Në një pjesë tjetër të zonës janë zbuluar dy detonatorë elektrikë të pashpërthyer, gati për përdorim, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një ekskavator tip Volvo, i cili është sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, detonatorët janë sekuestruar nga njësia përkatëse e Policisë së Kosovës për ekspertizë, ndërsa ekskavatori është dërguar në Stacionin Policor Mamushë.

Më 7 gusht, i dyshuari është siguruar nga policia, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Degradim i ambientit”, “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara