Nis Festivali i Teatrove në Suharekë
Këtë vit, do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në qytetin e Suharekës, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon, që mbledh trupa teatrore nga trevat shqiptare.
Nga data 08 deri më 12 shtator, mbrëmjet duhet t’i rezervoni për t’i duartrokitur fort pesë shfaqjet e mrekullueshme që do të shfaqen aty.
Edicioni i sivjetmë do të hapet me shfaqjen “Pacienti i Dr. Frojdit”, një prodhim i Teatrit të Tetovës, me regji të Gent M. Çajanit.
Shfaqja sjell një qasje origjinale dhe me humor të thellë mbi raportin mes pacientit dhe psikoanalistit, duke ngritur pyetje mbi identitetin, kujtesën dhe shoqërinë.
Festivali pritet të zgjasë disa ditë dhe do të sjellë në skenën e Suharekës emra të njohur të teatrit shqiptar, duke ofruar një platformë të pasur për bashkëpunim artistik dhe promovim të kulturës skenike