Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Flamur Ukë Bytyçi, ka zhvilluar sot një sërë takimesh me qytetarë në Klinë dhe Istog, në kuadër të angazhimeve të tij elektorale para zgjedhjeve parlamentare.
Bytyçi ka bërë të ditur se gjatë ditës kanë vizituar Klinën e Ismet Rracit, si dhe Istogun e presidentit historik Ibrahim Rugova, Fadil Feratit, Shaban Manajt dhe Haki Rugovës, ku janë pritur nga një numër i madh qytetarësh.
Sipas tij, në këto takime është shprehur mbështetje e gjerë për programin e LDK-së dhe për vizionin e saj për një Kosovë funksionale, me institucione të qëndrueshme dhe zhvillim afatgjatë.



“Bisedat e drejtpërdrejta me qytetarët janë burim force dhe përgjegjësie për të vazhduar rrugëtimin politik me besim dhe përkushtim”, ka theksuar Bytyçi, duke nënvizuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët në ndërtimin e besimit politik.
Ai ka përfunduar mesazhin e tij me thirrjen për të zgjedhur shpresën, duke ritheksuar angazhimin e tij dhe të LDK-së për një Kosovë më të zhvilluar dhe më funksionale.

