Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

52-vjeçari kapet mat me 15-vjeçaren në veturë, dyshohet se e dhunoi

Pothuajse çdo vit në Kosovë raportohet për dhjetëra raste të sulmeve seksuale e dhunimeve. Në vitet e fundit numri i këtyre rasteve është rritur, derisa të miturat janë ndër më të sulmuarat. Për një rast të dhunimit për të cilin po dyshohet një 52-vjeçar nga Prizreni, Policia tashmë ka nisur hetimet. 

Sinjali mëson i dyshuari ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap mat, në veturën e tij, bashkë me një të mitur. 

Burimet nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një 15-vjeçare, e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga burri 52-vjeçar. 

Rasti u zbulua derisa Policia ishte duke patrulluar në një pikë kontrolli, në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, ku ndaloi veturën që e drejtonte i dyshuari. 

Pas verifikimit dhe mbledhjes së informacioneve fillestare, rezultoi se e mitura që u kap në veturë me 52-vjeçarin dyshohet se është dhunuar nga i njëjti. 

Dy palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin. 

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “dhunimi” për zbardhjen e rrethanave në të cilat dyshohet se është kryer vepra.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara