Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

57 vatra zjarri sot në Kosovë, dy prej tyre janë aktive

Zjarrfikësit në Kosovë kanë arritur që gjatë të shtunës të lokalizojnë zjarrin në 55 nga 57 vatrat e regjistruara gjatë ditës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook nga AME thuhet se vatra më e rrezikshme dhe me përmasa më të mëdha ka ka qenë në lagjen “Pajtimi” në Shtime ku disa qytetarë janë detyruar të marrin trajtim mjekësor si pasojë e ekspozimit ndaj tymit.

Agjencia në fund ka apeluar qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe që të raportojnë te numrat emergjentë, 112, 193 dhe 192 kurdo që ata shohin zjarre.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative Regjionale 112 gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri nga të cilat 2 vatra vazhdojnë të jenë aktive ndërsa 55 vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Me përmasa më të mëdha dhe rrezik më të lartë është shënuar vatra e zjarrit në lagjen “Pajtimi” të Komunës së Shtimes ku disa qytetarë janë detyruar të marrin trajtim mjekësor si pasojë e ekspozimit ndaj tymit. Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet emergjente në numrat 112 193 dhe 192”, thuhet në njoftim.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara