90 minuta larg ‘historisë’ për sezonin e dytë me radhë, Korenica flet para duelit kthyes ndaj BATE-s

Ballkani e luan nesër ndeshjen më të rëndësishme të Ligës së Konferencës për këtë edicion, ku zhvillon ndeshjen kthyese të “Play-Off”, ndaj skuadrës bjelloruse Bate Borisov, raporton Sinjali Sporti.

Me një avantazh prej 3 golave nga ndeshja e parë, pasi skuadra kampione triumfoi me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë në Prishtinë, Ballkani kërkon nesër kalimin në fazën e grupeve.

Kësisoj, Ballkani kërkon të rishkruajë historinë, duke u kualifikuar në grupe të një kompeticioni evropian madhor për herë të dytë me radhë.

Në prag të kësaj sfide kyçe për ‘portokallinjtë’, një nga lojtarët kyç të këtij klubi, Meriton Korenica ka folur për Sinjalin, rreth gjasave për t’i kaluar grupet për edicionin e dytë me radhë.

Korenica ka deklaruar se ata janë përgatitur maksimalisht për ndeshjen kthyese, duke shtuar se kundërshtari ka përvojë në këto gara por ata do të japin maksimumin.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshje edhe pse gjysmën e punes e kemi kryer në Prishtinë na ka mbetur gjysma tjetër në lojën kthyese. E dimë se kundërshtari që ka përvojë në këto gara por ne jemi të gatshëm të gjithë për të dhënë maksimumin”, deklaroi sulmuesi i krahut.

I pyetur për një triumf potencial ku Ballkani do të kalonte në fazën e grupeve për herë të dytë, ai tha se është një ndjenjë e papërshkruar dhe me punën që po bëjnë po përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara