Vjosa Osmani reagon pas zhvillimeve të fundit në LDK

Vjosa Osmani ka reaguar pas zhvillimeve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku disa degë të partisë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Osmani ka publikuar fotografi nga një takim me Abdixhikun në Viti, duke përcjellë një mesazh mbështetës në këtë periudhë debatesh brenda LDK-së.

“Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Ajo po ashtu ka falënderuar degën e LDK-së në Viti për punën, angazhimin e vazhdueshëm dhe qëndrimet mbështetëse.

Reagimi vjen në kohën kur në LDK janë shtuar diskutimet për përgjegjësinë politike dhe drejtimin e partisë pas zhvillimeve të fundit zgjedhore.

Burimi: Paparaci

Shpërndaje:FacebookWhatsApp