Një aksident trafiku është raportuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku nga pamjet shihet një kamion i rrokullisur jashtë rrugës.
Rasti ka shkaktuar vëmendje te drejtuesit e automjeteve që kanë kaluar në atë pjesë të autostradës, ndërsa në fotografitë e publikuara shihet kamioni i përmbysur pranë shiritit rrugor.

Deri në momentin e publikimit nuk janë bërë të ditura detaje shtesë për persona të lënduar apo për shkaqet e aksidentit.
Policia pritet të japë më shumë informacione lidhur me rrethanat e rastit.
Burimi: Sinjali
