Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

A po rikthehet Agroni? Tregon ikona e Yllit

Ikona e basketbollit kosovar dhe Suharekës në veçanti, Agron Berisha, ka mohuar zërat që e lidhin atë me një rikthim te KB Golden-Eagle Ylli, shkruan Sinjali Sportiv.

Klubi i Yllit njoftoi për shkarkimin e Dragan Radovicit gjatë ditës së djeshme, vetëm pas shtatë xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës.

Nga këto shtatë xhiro nën urdhërat e Radovicit, suharekasit regjistruan katër fitore dhe tri humbje, duke u renditur momentalisht në pozitën e tretë.

Pas shkarkimit të tij, mënjëherë filluan spekulimet për trajnerin e ri, teksa emri më i lakuar ishte Agron Berisha, i cili po kërkohet edhe nga tifo-grupi ‘Xhebrailat’.

Mirëpo, deri më tani nuk ka asgjë konkrete lidhur me një rikthim të tij te klubi Ylli.

Kjo është konfirmuar për Sinjalin Sportiv nga Agron Berisha, i cili mohoi të këtë patur negociata ose thirrje nga krerët e klubit të Yllit.

Ndryshe, Agron Berisha në të kaluarën ka qenë lojtar dhe trajner i Yllit, teksa nga tifozët vlerësohet si një legjendë e këtij klubi dhe qytetit të Suharekës. /Sinjali Sportiv/.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara